Neuropsikiatri Rexhepi: Gjendja emocionale e qytetarëve është më e vështirë sesa gjatë mbylljes

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 13:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Masat kufizuese të miratuara nga Qeveria që kanë pasur për qëllim parandalimin e Coronavirusit, qysh nga marsi e deri tani nuk kanë qenë të duhurat, sepse nuk ishim të përgatitur për një mbyllje të përnjëhershme.

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se rritja e nivelit të ankthit te personat e ndjeshëm kanë ndikuar në rrezikun e dhunës në familje.

Tutje, ai foli edhe për fazën e dytë, ku numri i të infektuarve me Coronavirus vetëm sa po shtohet dhe kjo ka shkaktuar frikë të madhe të popullata.

“Problem i pandemisë ka qenë në fillim të marsit kur ka filluar mbyllja e parë. Thjesht nuk ishim të përgatitur në masë sa duhet për tu ballafaquar për një mbyllje të përnjëhershme. Ajo mbyllje rezultoi me një numër të vogël të infeksioneve”.

“Mirëpo njerëzit e morën atë mbyllje si detyrim. Ka qenë niveli i ankthit më i lartë ku si për pasojë ka pasur persona më të ndjeshëm, poashtu ka ndikuar edhe në rritjen e dhunës në familje, e këtu më së shumti kanë pësuar fëmijët”.

“Faza e dytë e hapjes së përnjëhershme, pastaj një numër i madh i infeksioneve ka shkaktuar frikë shumë të madhe në popullatë dhe nuk po rezulton në vetëdijesim, sepse nuk po i respektojnë këto pak masa që po kërkohen të mbahet higjiena, distanca fizike dhe maska, për ta zvogëluar mundësinë e infeksionit”, shtoi ai.

Neuropsikiatri Rexhepi ka thënë se situata në aspektin emocional është më e vështirë sesa mbyllja, sepse situata ka filluar të bëhet vështirë e përballueshme, raporton EO.

“Situata në aspektin emocional është më e vështirë sesa gjatë mbylljes, sepse numri i infeksioneve është shumë i madh dhe numri i pacientëve të shtrirë është rritur shumë dhe ka filluar të bëhet vështirë i përballueshëm, gjë që e rrit ankthin”.

“Sesa ka virus mund të shihet në mjekësi të kujdesit intensiv. Është një e mirë sepse një përqindje e infeksioneve po kalohet pa shenja ose në forma shumë të lehta. Por ja kemi borxh gjeneratave të vjetra që ti mbrojmë”.

Sipas tij, këto masa janë mëse të nevojshme, sepse numri i profesionistëve, i shtretërve dhe poashtu pajisjeve është i kufizuar.

Ai kërkoi nga qytetarët që t’i respektojnë masat në mënyrë që të kursehen edhe mjekët të cilët janë në vijë të parë të frontit duke e luftuar virusin.

“Këto masa janë mëse të nevojshme dhe mos t’i sfidojmë kufijtë e Shëndetësisë Kosovare. Numrin e profesionistëve e kemi të kufizuar, numrin e shtretërve e kemi të kufizuar dhe të pajisjeve. Ne mund t’i marrim edhe 10 mijë respirator por cili është numri i anesteziologëve që do të përkujdesen që është shumë më me rëndësi. Aty ku jemi duhet të luftojmë me atë që kemi. Por apeli është te popullata se duhet të kursejmë numrin e mjekëve, sepse janë masat më të lehta sesa ka qenë mbyllja e plotë”, shtoi Rexhepi.

Të ngjashme