Neuropsikiatri tregon si të sillemi në izolim: Mos e merrni si detyrim, e dëmtoni shëndetin mendor e zemrën

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 07:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos krijohet panik gjatë periudhës së vetizolimit nga Coronavirusi dhe kjo të mos merret si detyrim sepse shkakton ankth gjë që shpie në dëmtimin e shëndetit mendor por edhe sulm në zemër.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rexhepi ka udhëzuar qytetarët se si të sillen në kushtet e izolimit. Ai ka thënë se në vetizolim është shumë ë rëndësishme që njerëzit të kenë vetëbesim dhe të mos bien pre e lajmeve të rrejshme.

Rexhepi ka theksuar se vetizolimi, është diçka që duhet bërë me dëshirë dhe vullnet, nga secili për të mbrojtur anëtarët familjes.

Ai ka folur edhe për benificionet që mund të sjellë qëndrimi në shtëpi,  për rifreskimin e marrëdhënieve me familjen.

Sipas tij, nëse izolimi merret si detyrim nga njerëzit,  mundësitë e gabimeve sa i përket udhëheqjes së trurit nga emocionet janë shumë të mëdha, dhe në këtë mënyrë  mund të dëmtojnë shëndetin mendor.

“Është shumë me rëndësi se si e perceptojmë vetizolimin, si veprim të vetëdijshëm për ta mbrojtur veten, apo si një mbyllje e detyrueshme prej dikujt tjetër. Nëse e perceptojmë si mbyllje atëherë është shumë e vështirë, sepse durimi fillon të shpenzohet, por, nëse e marrim si motivim për ta mbrojtur veten dhe të tjerët është më i tejkalueshme dhe mund të shpenzojmë kohë më shumë me familjen”.

“Sepse familja është i vetmi vend ku ne thithim energji për të qenë në funksion. Në anën tjetër nëse e marrim izolimin detyrim atëherë kjo na shkakton ankth. Ne nuk guxojmë të humbim arsyen. Në momentin kur fillojnë të na udhëheqin emocionet mundësitë e gabimeve janë shumë te mëdha dhe fillon dëmtimi i shëndetit mendor”, shtoi Rexhepi.

Ai i ka porositur qytetarët që gjatë kësaj kohe tu ikin lajmeve të pakonfirmuara.

Rexhepi tha se “Covid-19”, është një epidemi e cila nga  85% e të prekurve, kalohet në këmbë,  pa simptome të mëdha.

Ai ka thënë se detyrë e jona është që t’i mbrojmë ata që janë më të ndjeshëm si: personat e moshuar  dhe ata që kanë sëmundje kronike  diabeti apo kanë kaluar periudhën e kancerit”, tha Rexhepi.

“Për të gjithë ata që janë të motivuar të funksionojnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët duhet t’u ikin informatave nga mediet, ku për shkak të klikimeve prezantohen lajme të paverifikuara dhe të fundit neve na nevojitet të dimë për virusin, se cila është gjendja epidemiologjike në mjedisin ku ne jemi , cila është shkalla e kujdesit që ne duhet të veprojmë.  Nëse të gjithë mobilizohemi nuk do ta vëmë në sprovë sistemin tonë shëndetësor, i cili ka mangësitë e veta. Në rend të parë është parandalimi, që t’iu ndihmojmë mjekëve me kujdesin tonë”.

“Është fati se është një epidemi e cila mbi 85% kalohet në këmbë pa simptome të mëdha. Kjo është detyra jonë t’i mbrojmë ata që janë më të ndjeshëm si: të vjetrit dhe ata që kanë sëmundje kronike si diabeti apo kanë kaluar periudhën e kancerit. Ata janë më të ndjeshëm. E jona është që t’i ndihmojmë ata”,  ka thënë Rexhepi.

Ai ka thënë se në këtë kohë na duhet një mobilizim i përgjithshëm, raporton EO.

 “Ende nuk jemi duke u përballur me virusin ‘Covid-19’, më tepër mund të themi se është një kërcënim i cili është para neve dhe kërkon mobilizm të madh të gjithë neve jo vetëm institucioneve shëndetësore dhe të mos i kuptojnë masat të cilat janë të rekomanduara prej qeverisë dhe profesionistëve shëndetësor, si masa parandaluese por duhet t’i kuptojmë si motiv i yni të veprojmë në mënyrën si t’i mbrojmë më të dashurit tanë, si ta mbrojmë veten dhe të  gjithë përreth neve. Duhet ta kuptojmë si një funksionim në mënyrë tjetër koonform situatës në të cilën gjendemi”, deklaroi Rexhepi.

Sipas Rexhepit, këtë izolim, duhet marrë me vullnet koonform kohës, ndryshe  mund të rrezikojë që personat e mbyllur të ndjejnë ankth dhe probleme me zemër e që mund të qojnë drejt vdekjes.

Më tej Rexhepi tha se në këtë gjendje vetizolimi është shumë i rëndësishëm edhe vetëbesimi. Ai tregon edhe se si fillojnë problemet në izolim.

“Për ata që e marrin me vullnet koonfrom kohës jo ndërsa të gjithë ata që e marrin si mbyllje do të shkaktojë ankth dhe probleme tjera. Fillon me sulme të panikut,  një fobi sociale dhe fillon të na rrah zemra shumë shpejt, fillon  frika prej vdekjes. Nëse mund të qëndrojmë në një mjedis ku ka më tepër njerëz nuk ndihemi rehat dhe atëherë fillon izolimi. Asnjëherë nuk duhet humbur vetëbesimi sepse na bënë ta vlerësojmë më shumë vetveten”, shtoi ai.

Të ngjashme