Nexhat Daci e quan Bajram Rexhepin kryeministrin më të mirë

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 15:40 | Nga

Pas lajmit për vdekjen e ish-Kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka thënë se ndjehet shumë i pikëlluar.

Për Klan Kosova, Daci tutje tha se Rexhepi ka qenë Kryeministri më i mirë nga të gjithë Kryeministrat që i ka pas vendi ynë deri më tani.

Bajram Rexhepi, vdiq sot në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër pas orës 16:00 në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Të ngjashme