Nexhmi Rudari kërkon që Dumnica të lirohet nga karantina

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i Podujevës Nexhmi Rudari, ka kërkuar që fshati Dumnicë i kësaj komune të lirohet nga karantina.

Kjo pasi dy personat e prekur nga virusi Covid-19, që vijnë nga ky fshat, tashmë janë liruar nga Klinika Infektive.

Gjithashtu raportohet se gjatë ditës së sotme janë marrë mostrat e dhjete personave, personel mjekesor i QKMF-së në Podujevë, për t’u testuar për virusin Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme