Nga 1 deri më 8 dhjetor mediet në Prishtinë mund të aplikojnë për grante

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Nga nesër fillon aplikimi për grante për mediat me lokacion në Prishtinë.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se aplikimi do të jetë i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020.

“Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre”, ka shkruar ai.

Ahmeti kishte njoftuar paraprakisht se komuna e Prishtinës ka ndarë 100 mijë euro për mediat që operojnë në Prishtinë.

Të ngjashme