Nga 10 mijë konkurrentë, vetëm 1 mijë e kaluan testin e Policisë

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka shpallur listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim nga data 21 shkurt deri me datën 28 shkurt.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70% e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësisë fizike.

Në bazë të rezultateve të Policisë së Kosovës vetëm një numër i vogël i kandidatëve kanë arritur të kalojnë testin me shkrim.

Nga gjithsej rreth 11 mijë të rinjë sa kishin aplikuar, vetëm 1 mijë e 447 persona e kanë kaluar fazën e parë me shkrim.

Ndërkaq rreth 10 mije të tjerë kanë dështuar në fazën e parë të këtij konkursi. Vlen të theksohet se ky është njëri nga konkurset e Policisë së Kosovës me rezultatin më të dobët.

Për testimin me shkrim, janë ankuar edhe kandidatët të cilët kanë thënë se kanë hasur në pyetje të gabuara dhe të përsërutura.

Policia e Kosovës për herë të parë ka aplikuar metodën online të tesitmit të kandidatëve për polic të Kosovës.

Ndryshe Testimi i shkathtësisë fizike fillon të mbahet nga data 28 mars 2022 deri me datën 30 mars 2022.

Të ngjashme