Nga 11 drejtori në Ferizaj, vetëm dy udhëhiqen nga gratë

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 08:57 | Nga

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, që në ditët e para të qeverisjes së tij s’e ka mbajtur premtimin e fushatës zgjedhore rreth çështjes së përfaqësimit të gruas në ekzekutiv.

Ai, gjatë gjithë fushatës zgjedhore pati premtuar se së paku 3 drejtori në ekzekutivin e tij do të udhëhiqeshin nga gratë, ndërkohë që tashti ka emëruar vetëm 2, njëra për menaxhimin e financave dhe tjetra në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë e Sportit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar subjektet opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, duke e akuzuar Aliun për mospërmbushje të premtimit të fushatës zgjedhore.

Balton Dërguti, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka nisur të dështojë në zbatimin e planprogramit të tij që nga ditët e para të qeverisjes, derisa ka emëruar kabinetin e tij me njerëz jo profesionalë dhe duke mos e respektuar përfaqësimin e gjinisë femërore siç kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme