Nga 15 prilli, secili që del jashtë është i obliguar të vendosë maskë

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 23:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për masat e reja të vendosura nga autoritetet e vendit, në luftë me Coronavirusin, me të cilat qytetarëve u lejohet të dalin vetëm për një orë e gjysmë në ditë, në bazë të numrave të leternjoftimit.

Vendimet e prezantuara sonte në një konferencë për media, do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill dhe do të zgjasin deri më 4 maj.

Ndër masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë është dhe vendosja e obligueshme e maskave mbrojtëse më ambiente publike.

Gjithashtu, ndalohen vizitat familjare, shoqërore e të tjera.

LEXO EDHE:

Të ngjashme