Nga 20 gushti s’ka më dasma, Qeveria ndalon të gjitha ahengjet

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja kundër Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se masat kufizuese kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e shpërndarjes së Covid-19.

Në bazë të vendimit, që hyn në fuqi prej datës 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, gastronomia do të punojë deri në orën 22:30 eventualisht 23:00.

Ministri Arben Vitia ka bërë të ditur se në kuadër të masave të reja janë ndaluar edhe mbajtja e ahengjeve e dasmave.

“Në situatën aktuale jemi të detyruar të ndërmarrim masa që vënë në pah shëndetin publik të qytetarëve. Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet si fejesat, dasmat e tjerë. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në gazetën zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomisë. Nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë, edhe pse kjo ka qenë nga masat paraprake, por tani do të rritet mbikëqyrja dhe monitorimi. Të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit, testi negativ”, tha Vitia.

Të ngjashme