Nga 5 tetori fillon testimit fizik për kandidatët për rekrut në FSK

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të gjithë kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës se do të fillojë testimi fizik për ta, duke filluar nga data 5 tetor deri në datën 10.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se java e dytë për testin fizik do të bëhen në kazermën “Skenderbeu” në Ferizaj.

“Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se me datën 05.10.2020 – 10.10.2020 (Java e dytë), duke filluar nga ora 07:45 në kazermën “SKENDERBEU” në Ferizaj, do t’i nënshtrohen testit fizik”, thuhet në komunikatë.

Ministria njofton se kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të jenë me pajisjet sportive, të kenë me vete fletëdëshminë e aplikimit (numri unifikues personal), letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi, dhe nuk duhet të kenë me vete orët dhe telefonat e mençur.

Po ashtu, kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar dhe kandidatët duhet të kenë maska mbrojtëse kundër COVID-19.

NJoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se me datën 05.10.2020 – 10.10.2020 (Java e dytë), duke filluar nga ora 07:45 në kazermën “SKENDERBEU” në Ferizaj, do t’i nënshtrohen testit fizik. VËMENDJE – Kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete : Të jenë me pajisjet sportive;Fletëdëshminë e aplikimit (numri unifikues personal);Letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi, dhe nuk duhet të kenë me vete orët dhe telefonat e mençur;Kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar;Kandidatët duhet të kenë maska mbrojtëse kundër COVID 19.Më poshtë po ju paraqesim listën dhe orarin e kandidatëve për javën e parë (duke përfshirë edhe ditën e shtune) të cilët do t’i nënshtrohen testit fizik:LINK:https://docs.google.com/…/1e…/editShënim:Grupet tjera të kandidatëve do të publikohen çdo të premte deri në përfundim të testimit fizik.

Të ngjashme