Nga 55 pacientët me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 13 janë në gjendje më të rëndë dhe 38 në oksigjenoterapi

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë të shtrirë 55 pacientë të infektuar me koronavirus.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.

“Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 15 Infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19”.

Njoftimi i plotë:

7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 5 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
6 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 15 Infermierë dhe 5 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
196 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,567 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 104 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 77 Rëntgena, 19 EHO dhe 8 CT-ja.

Të ngjashme