Nga 970 persona me Sindromën Down, vetëm 8 të punësuar

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 07:35 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Down Syndrome Kosova” ka arritur që përmes programeve që i aplikon t’i aftësojë për punë shumë persona që janë të prekur me sindromën Down. Por vetëm tetë prej tyre kanë arritur të punësohen.

Udhëheqësja e programit për intervenim dhe edukim të hershëm në “Down Syndrome Kosova”, Ermira Shabani, tha se të regjistruar janë rreth 970 persona derisa përmendi edhe rastet e tjera të cilët nuk e dinë se ekziston shoqata.

“Ne në statistikat tona kemi të regjistruar rreth 970 , mirëpo ne mendojmë që është numri akoma më i madh për shkak se ka raste që nuk e dinë se ekziston shoqata “Down Syndrome Kosova” dhe që nuk i kanë të regjistruar. Numri i të punësuarve është diku rreth 8 persona disa janë në Mitrovicë në Prishtinë dhe Prizren”.


Shabani thotë se mungon përkrahja institucionale e duhur dhe përkrahja e vetme që ata gjejnë nga institucionet janë projektet.

“Mirëpo shërbimet realisht nuk është se financohen nga shteti, ndërsa në vendet e zhvilluara ato financohen nga shteti, mirëpo në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodh. Kryesisht mbështetja që e gjejmë prej institucioneve shtetërore është vetëm për projekte”.

Sipas saj programet që i ofron shoqata janë ato të edukimit dhe intervenimit të hershëm ku në kuadër të këtij program ofrohen shërbime psiko-sociale dhe fizioterapi për fëmijët me sindromën Down.

“”Ne vazhdimisht punojmë në gjithëpërfshirjen duke filluar prej ofrimit të shërbimeve terapeutike dhe të aftësimit dhe për autonomi dhe gjitha këto shërbime ndihmojnë individin me sindromën Down ta zhvilloj potencialin e tij dhe të aftësohet për një jetë të pavarur dhe rrjedhimisht për të qenë pjesë aktive e shoqërisë. Më pas punojmë shumë edhe sa i përket gjithëpërfshirjes në shkolla sa i përket aftësimit profesional dhe punësimit. Ky program luan një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e personave me sindromë për një jetë të pavarur dhe treg të punës tha Shabani për Ekonomia Online.

Shabani shtoi se është ngritur dukshëm niveli i vetëdijes, por sipas saj familjet nuk po ngurojnë t’i sjellin fëmijët në shoqatë.

“Nëse e marrim si pikë referimi të kaluarën mund të themi se jemi mirë dhe po shkojmë drejt një niveli më të lartë të ndërgjegjësimit mirëpo nëse krahasojmë veten me vendet e zhvilluara mbetet akoma shumë mbrapa. Jo realisht janë shumë aktiv, shoqata ‘Down Syndrome Kosova’ është shoqata e themeluar prej prindërve, Kuvendi, bordi drejtues dhe të gjithë janë prindër të fëmijëve me sindromë dhe kështu që shoh që janë shumë të lidhur me shoqatë dhe nuk e kanë problem”, tha ajo për EO.

Të ngjashme