Nga burgu në spital, e nga spitali fshehtazi në shtëpi

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 09:44 | Nga

“Dajë, pini kafe me Benin te Higjiena, a unë jam në dhomë”.

Ky mesazh dyshohet se është dërguar nga Fisnik Blakaj më datën 25 gusht të vitit 2015 te oficerët korrektues, të cilët ishin caktuar për ta ruajtur atë derisa po trajtohej në QKUK.

Blakaj është njëri prej të dënuarve në skandalin e pasaportave biometrike bashkë me Natali Veliajn. Ai është duke e vuajtur dënimin prej 6 vjetësh, për pastrim parash, shkruan sot Koha Ditore.

Para dy vjetësh është shtrirë në spital për një intervenim kirurgjik.

Derisa ka qenë duke u trajtuar, disa herë brenda vitit dyshohet se oficerët korrektues ia kanë mundësuar që të largohet nga QKUK-ja, për të shkuar e për të kaluar netët në banesën e tij në Prishtinë. Është larguar në mesnatë dhe është kthyer nga ora 6:00 e mëngjesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme