“Nga falja e borxheve kanë përfituar më shumë personat me të ardhura të mëdha sesa rastet sociale”

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 11:13 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti GAP ka prezantuar analizën “Efektet e ligjit për faljen e borxheve”. Sipas GAP Ligji për faljen e borxheve ka arritur vetëm pjesërisht qëllimin për faljen dhe shlyerjen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve. Ata kanë vlerësuar se ka munguar transparenca nga ministria e Financave në këtë proces.

Nora Jusufi, hulumtuese në GAP, tha se personat me të ardhura më të mëdha kanë përfituar më shumë sesa ata me të ardhura të vogla.

“Procesi nuk ka qenë transparent dhe nuk është raportuar sakt. Të dhënat nuk kanë qenë të qasshme për publikun. Ne kemi të dhëna vetëm nga 10 ndërmarrje publike. KEK-u ka falur pjesën më më madhe me 42% dhe ATK-në me 60 %. Më shumë kanë përfituar personat me të ardhura më të mëdha sesa ata me të ardhura më të vogla. Qeverisë i rekomandojmë që me i falë borxhet për kategorinë e asistencës sociale”, tha Jusufi.

Berat Thaqi, analist i Politikave në GAP, ka kërkuar të dijë se çka do të ndërmarr ministria e Financave lidhur me transparencën e të dhënave për këtë proces.

“Çka do të bëjë ministria për transparencën e të dhënave, problemi i dytë është që shtresat sociale nuk kanë përfituar me ligj. A do të ndërmerr ndonjë hap ndaj familjeve me asistencë sociale”, tha Thaqi.

Fatmir Gashi, zëvendësministër i Financave, tha se pajtohet me rekomandimet sidomos për rastet sociale, por nuk është pajtuar me vlerësimin se ka munguar transparenca.

“Pajtohem me rekomandimet e dhëna, sidomos me pjesën e rasteve sociale. Duhet të bëhet një analizë pastaj do të vijmë me një qëndrim se si të dalim në ndihmë rasteve sociale. Është e vërtetë që komisioni ka pas probleme. Ndërmarrjet publike nuk kanë raportuar sakt. 381 milionë borxhe janë falur dhe 92 milionë janë inkasu. ATK-ja i ka inkasu mbi 35 milionë euro. Mas shumti që ka pas falje ka qenë ATK-ja. Kanë përfitu 575 mijë entitete fizike dhe persona juridik. Dogana ka falë 3 milionë euro borxhe. Nuk e di pse është jo transparencë, transparenc ka qenë. Është një trend tjeter sheqtësuës. ATK-së është duke iu rrite borxhi, kjo falje nuk i ka disiplinu, falje tjera nuk ka. Kjo rritje e borxheve neve na ka shqetësu shumë. I lus bizeset që kanë obligime ndaj administratës t’i fshijnë borxhet, nuk ka më falje të borxheve. ATK nuk do të lejojë rritjen e borxheve”, tha Gashi.

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, tha se procesi ka qenë i paqëndrueshëm dhe kjo sipas tij lidhet me nenin 5 të ligjit. Sa i përket faljes së borxheve Osmani tha se gjendje më shqetësuese është te komunat.

“Ne jemi duke u marrë intenzivisht më këtë. E kemi trajti faljen e borxheve. Jemi marrë me administratën tatimore dhe doganën më shumë. Rekomandimet janë të . Do të jetë një auditim i përformancës do të ketë komponente te rendësjishme. Viti 2015, 2016. Procesi ka qenë i paqëndrushëm dhe kjo lidhet me nenin 5 të ligjit. Nuk ka qenë e qartë cilet do të jenë përdituesit konkret dhe përfitumet konkrete. Në vitin 2016 Administrata Tatimore i ka fal 216 milionë euro. Atk gjatë këtyre viteve i ka inkasuar 24 milionë euro. Ne kemi rritje te borxhit të tjerëve ndaj administrates tatimore dhe kjo është sfidë. Sa i përket doganave kemi situatë me të lehtë. Për neveka qenë shqetësuese është qe per pjesën e mbetur dogana nuk ka caktuar interes. Për komunat kemi situatë shqetësuse. Kemi testu 8 komuna. Komunat kanë falë borxhe të cilat nuk kanë qenë të lejuara me ligj që të falen”

GAP ka analizuar efektet e Ligjit për faljen e borxheve, i cili ka hyrë në fuqi me 3 shator 2015 dhe ka përfunduar në shtator 2017.

Sa i përket suksesit të ligjit për faljen e borxheve, duke u bazuar në të dhënat që instituti GAP ka arritur t’i mbledhë, janë falur rreth 56% e borxheve që i takojnë periudhës deri në fund të vitit 2008. Ndërkaq për periudhën 2009-2014, janë shlyer rreth 30% të borxheve të identifikuara nga GAP.

Në analizën e këtij instituti thuhet se edhe pse është arsyetuar si hap për t’ua lehtësuar barrën sidomos kategorisë së varfër, falja e borxheve i ka trajtuar njëjtë rastet sociale me familjet të cilat kanë të hyra më të larta.

Nga të gjitha ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore, sipas GAP-it borxhi i mbledhur nga deri në fund të vitit 2008 ishte 584 milionë euro, prejt të cilave janë falur rreth 56% (324 milionë euro). Ndërkaq për periudhën 2009-2014, nga borxhi total 254 milionë euro janë shlyer 30% (76 milionë euro).

Duke marrur parasysh këto të gjetura, sipas GAP Ligji për faljen e borxheve ka arritur vetëm pjesërisht qëllimin për faljen dhe shlyerjen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve.

Për të përmirësuar transparencën dhe mbledhjen e detyrimeve publike dhe rritur përgjegjësinë e konsumatorëve, GAP rekomandon që ministria e Financave t’i publikojë të dhënat e detajuara për procesin e faljes së borxheve, zyra kombëtare e auditimit të bëjë auditimin e rregullësisë për procesin e faljes dhe shlyerjes së borxheve dhe rekomandime të tjera.

 

Të ngjashme