”Nga Horgoshi në Dragash, me telefoni të Serbisë”

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 17:46 | Nga

Zyra e Kosovës në Qeverinë e Serbisë ka reaguar ndaj paralajmërimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në qershor këtij vitit do të përdoret vetëm kodi +383 i Kosovës duke mos u përdorur më kodet telefonike të Serbisë, Sllovenisë e Monakos.

Këto njoftime kjo Zyrë i ka quajtur të pavërteta, transmeton Koha.net.

“Komunikimi telefonik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës zhvillohet dhe do të zhvillohet sipas tarifave vendore dhe për thirrjet në kuadër të telefonisë fikse e mobile të “Telekom Srbija” nuk do ketë nevojë të bëhet numri për rajonin gjeografik +383, përkundër deklaratave të motivuara politikisht nga ARKEP”, thotë kumtesa nga kjo zyrë”, përcjell FoNet.

kësaj kumtese, në “territorin e Serbisë do të vazhdojë së funksionuari sistemi unik telekomunikativ, nga Horgoshi në Dragash, dhe përdoruesit e shërbimeve të MTS d.o.o. do të vazhdojnë të telefonojnë në Serbi dhe anasjelltas në mënyrën siç kanë bërë deri më tash”.

kumtesa e quan disa herë gënjeshtër paralajmërimin nga ARKEP, ajo shton se “numri ++383 nuk është numër thirrës i shtetit të vetëshpallur Kosovë, por i krahinës autonome, rajonit territorial në kuadër të Serbisë”, që, siç thotë kumtesa,mund të shihet edhe nga letra të cilën Serbia ia ka dërguar Unionit Ndërkombëtar të Telekomuniakcionit, ku, shtohet në kumtesë, theksohet se numri thirrës i jepet për shërbim rajonit territorial,Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë”.

Gjithashtu, në përgjigjen e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, sipas kumtesës, shkruan qartë se përdorimi i termit “Kosovo” nuk e prejudikon statusin dhe se në anekset teknike e buletinet e kësaj organizate ai do të përcillet me fusnotë

Dje nga ARKEP është thënë se Kodet e huaja telefonike ndërkombëtare, siç është kodi i Monakos (+377), kodi e Sllovenisë (+386), dhe kodi i Serbisë (+381), të cilët operatorët e telefonisë fikse dhe mobile në Kosovë kanë shfrytëzuar, do të shuhen deri në qershor të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme