Nga mesi i javës kthehet i nxehti afrikan

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 16:33 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që dita e hëne dhe e martë të jenë relativisht të freskëta. Më pas, mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius. Kurse era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme