Nga MMPS-ja kanë përfituar 24 995 familje skema të ndihmës sociale

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2019.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemëne pensioneve për personat me aftësi të kufizuara,skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare,skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se:nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 995 familje me gjithsej 102 035 anëtarë;dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 217 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale:skema e pensioneve bazë të moshës ka127 104përfitues;skema e pensioneve kontributpaguese të moshëska45 759 përfitues;skema përpensionet familjare ka 4 026 përfitues; skema për pensionet invalidore ka 103 përfitues ;skema për pensionet e Trepçëska2 865 përfitues;skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovëska1 059 përfitues;skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovëska534 përfitues;skema e kompensimeve për personat e verbërka1 916 përfitues;skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuaraka16 681 përfitues;skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ka3 047 përfitues.

Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 445 përfitues dhenga skema për veteranët e luftës janë 38 094 përfitues.

Në TM1 2019 ishin 3 (tre) fëmijë të braktisur.

Të ngjashme