Nga nëntë të infektuarit me Coronavirus në Kamenicë edhe një fëmijë 1 vjeçar, 48 familje vetizolohen

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 09:18 | Nga Albana Hajdari

Katër persona të infektuar me Coronavirus nga Komuna e Kamenicës janë duke qëndruar në Klinikën Infektive, njëri prej tyre vuan nga sëmundjet kardiovaskulare, i cili furnizohet me oksigjen.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në një bisedë telefonike për Ekonomia Online, tha se gjendja e tyre është stabile.

Kurse njoftoi se janë duke u monitoruar 255 raste të kontaktit dhe se në mesin të infektuarve që kanë dal mbrëmë pozitiv është edhe një fëmijë një vjeçar.

Kastrati tha se 48 familjet e vetizoluar po monitorohen nga Policia dhe gjendja e tyre është e  mirë.

Ai bëri të ditur se Komuna ka siguruar gjërat ushqimore, barnat si dhe një psikolog i cili kohë pas kohë i telefonin familjet e izoluara.

“Në komunën tonë janë gjithsej 255 persona të izoluar. Janë raste kontakti, andaj 48 familjet janë vetizoluar dhe po monitorohen nga Policia”.

“Kemi 4 raste në Klinikën Infektive, gjendja e tyre është stabile, përveç njërit prej tyre i cili vuan nga sëmundja e zemrës, i cili po furnizohet me oksigjen”.

“Komuna dërgon ushqim, barna për familjet në vetizolim. Si dhe ka siguruar një psikolog i cili i telefonon kohë pas kohe”, u shpreh Kastrati për EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme