Nga nesër priten reshje shiu dhe bore

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, vende-vende parashihen riga shiu.

Kurse, të mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

“Nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

Kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.

Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme