Nga nesër qytetarët e Prishtinës mund të furnizohen me insulinë

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se se që nga nesër, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me insulinë.

Bëhet e ditur se furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

“Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj. Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm”, njofton Komuna e Prishtinës,

Të ngjashme