Nga nesër zbutet acari, por rikthehet bora

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 07:56 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëron se nga pasditja e së mërkurës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi të cilat do ta zbusin acarin që mbretëroi këto ditë. Por, reshje bore pritet të kemi edhe sot, kur do të ketë fluska të dobëta; kurse ditën e premte dhe në fundjavë, reshjet do të jenë të intensitetit mesatar.

Sipas parashikimeve të fundit, reshje bore pritet të ketë edhe javën e ardhshme me intensitet më të shtuar, por që temperaturat e ulëta nuk do të jenë si ditëve të javes së kaluar. Ato do të lëvizin ndermjet-12 e -4 gradë Celsius.

Kurse dita e premte parashihet të shënojë vlera pozitive, si në viset e ulëta po ashtu edhe në ato të larta.

“Shtypja atmosferike nuk do të jetë stabile, por kryesisht do të lëvizë rreth vlerave të normales. Do të fryejë erë nga jugperendimi dhe verilindja me shpejtësi rreth 8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme