Nga ora 14:00 këto lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të sanimit të një defekti, disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë.

Ujësjellësi ka theksuar se mungesa e ujit do të zgjasë deri në sanimin e gypit.

“Për shkak të punimeve teknike në sanimin e defektit, pa ujë të pijshëm nga ora 14:00 do mbesin Graçanica, Hajvalia, Matiqani, Veterniku dhe zona qendër e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë. Mungesa e ujit do zgjasë deri në sanimin e gypit. Kohë pas kohe do ju mbajmë të informuar për saktësinë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme