Nga ora 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja, 9 komuna në “zonën e kuqe”

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të sot në ora 18:00.

Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

E nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar hyrjen në fuqi të këtyre masave, duke filluar nga ora 18:00, dhe ndarjen e komunave sipas zonave.

Njoftimi i plotë:

Nga sot, në orën 18:00, janë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës lidhur me Covid-19.

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës  dhe janë 9 komuna si:

Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës dhe Pejës dhe Ferizaj.

Në këtë kategori fillimisht ishte përfshirë dhe Mitrovica e Jugut, por pas “sqarimeve” nga kreu i Komunës, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se në statistika janë përfshirë edhe banorët shqiptarë nga komunat e veriut, MSH e ka qitë kë komunë në “zonë e verdhë”.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm  me 76 deri me 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat (19) në vijim:

Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Leposavic, Deçan, Klinë, Drenas, Prizren, Hani i Elezit, Suhareka, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Kamenica, Ranillugu, Parteshi, Vitia dhe Kaqaniku dhe Kllokoti.

Në zonën e gjelbërt  bëjnë pjesë komunat (10) me rrezik të ulët, me 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat si në vijim:

Malisheva, Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Rahoveci, Juniku, Skenderaj, Istogu, Zubin Potoku dhe Zveçani.

Të nderuare qytetarë, 

Pa ndihmën dhe përkrahjen tuaj, nuk mund të arrijmë sukses.

Pengimi i virusit është prioritet.

Prandaj, të bëhemi bashkë  për ta fituar këtë luftë nga një armik i përbashkët.

Bashkëpunimi, mirëkuptimi, besimi, durimi, guximi dhe solidariteti, janë të tepër të domosdoshëm për të gjithë neve!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme