Nga QKUK flasin për gjendjen e 11-vjeçarit që ra në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Një 11-vjeçar ka rënë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, pasditen e sotme rreth orës 16:00. Ai fillimisht u dërgua për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Mitrovicës, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, u transferua në QKUK.

Nga QKUK kanë thënë për Sinjalin se ai është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente.

“Zyra për informim në QKUK ju konfirmon se fëmija është sjellë në gjendje të rënduar në Klinikën Emergjente në QKUK. Stafi mjekësor është duke kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme shëndetësore dhe po e bën maksimumin për trajtimin e tij”, thuhet në përgjigjen e QKUK për Sinjalin.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat dhe shkaqet e këtij rasti.

Të ngjashme