Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar mbi 24 mijë familje

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 198 familje me gjithsej 98 070 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 358 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale, rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 137 641 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 645 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 848 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 99 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 553 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 112 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 554 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 942 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 16 304 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 110 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 535 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 205 përfitues. Gjatë këtij tremujori (TM1 2020) janë braktisur 8 fëmijë

Të ngjashme