Nga sot nisin punën këto veprimtari

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Sot ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dje ka publikuar masat e reja lehtësuese drejt daljes nga karantina të cilat do të fillojnë së zbatuari nga sot dhe do të zgjasin deri më 18 maj.

Në mesin e këtyre masave është edhe hapja nga sot e lokaleve që u shërbejnë klientëve në disa veprimtari. Kjo nuk do të vlejë njëherë për veprimtarinë e gastronomisë që përfshin kafenetë, baret dhe restorantet.

Lokalet do të hapen nga sot dhe numri i klientëve do të kufizohet në bazë të hapësirës së lokaleve. Konkretisht, do të lejohet një klient në çdo 8 metra katrorë.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka obliguar pronarët e lokaleve që në hyrje të vendosin njoftimin për numrin maksimal të personave që lejohet të hyjnë brenda.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë publikoi fazat e kthimit në normalitet. Sipas tabelës së publikuar nga kjo ministri, nga sot rinisin punën këto veprimtari:

Ndërtimtaria dhe patundshmëria,

tregtia e automjeteve (pjesërisht),

tregtia me pakicë (pjesërisht),

riparimi i artikujve personalë dhe orendive,

zyra e konsulencës (me lista të stafit esencial).

Të ngjashme