Nga sot shtrenjtohet çmimi i biletës për të udhëtuar me autobus në këto relacione, kaq do të paguani

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Nga sot, çmimet për të udhëtuar me autobus në relacionet Mitrovicë – Vushtrri – Prishtinë dhe anasjelltas ndryshojnë.

Sipas çmimores së re, për një biletë autobusi nga Mitrovica në Prishtinë, çmimi do të jetë 1 euro e 80 cent, kurse për studentë 1 euro e 50 cent.

Ndërsa për të ardhur nga Vushtrria në Prishtinë do të kushtojë 1 euro e 20 cent, e për studentë 1 euro.

Çmimorja e vendosur nga Kryesia e Shoqatës së Autobusëve të rajonit Mitrovicë

Të ngjashme