Nga tani qytetarët nuk do të paguajnë gjoba për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 16:05 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, sot gjatë ditës ka marrë vendim për ndryshimin e  tarifave për vazhdim të regjistrimit të automjeteve. Në vendimin e ministrisë thuhet se të gjithë qytetarët mund të bëjnë vazhdimin e regjistrimit  të të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjoba.

“Vendimi i ri për caktimin e tarifave me nr. 394/2017,  i marrë me datë 15 dhjetor, ndër të tjera, në piken nr. 29 të tij shfuqizon vendimin nr.328/2017 të datës 16.11.2016. Duke pasur për synim ngritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve që qytetarët e Kosovës mund të bëjnë vazhdimin e regjistrimit  të të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjoba (të parapara në vendimin e shfuqizuar në pikat 6, 7 dhe 8”, thuhet në vendim.

“Pra, me këtë vendim, gjatë një afati të caktuar, qytetarët do të kenë mundësi që të mund të vazhdojnë regjistrimin e automjeteve për të cilat deri para këtij vendimi është dashur të paguajnë shuma të mëdha të taksave,  pas skadimit te afatit 30 ditor për vazhdim të regjistrimit dhe mos kryerjes së çregjistrimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme