Ngacmime seksuale në Universitetin Publik, prezantohen disa raste

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 14:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Venture Up” në bashkëpunim me BIRN dhe YIHR KS,  kanë mbajt një debat publik i cili ka për qëllim vetëdijesimin e grupeve të margjinalizuara se si të mbrohen nga termet seksiste dhe presionet mbi to, raporton Ekonomia Online.

Marigona Shabiu nga YIHR, përveç termeve seksisteve verbale tha se ky problem po përfshihet edhe në librat e shkollave të mesme si Biologjia dhe Psikologjia, të cilat përmbajnë terme seksiste dhe shfaqin diskriminim gjinor.

“Ne e kemi pa si një momentum të rëndësishëm që ta nxjerrim këtë çështje në debat publik pasi që kjo është një problematikë që kërkon debat urgjent pasi që gratë po vazhdojnë të viktimizohen me terma shumë seksiste. Ne vitin 2017,  nisma e të rinjve ka publikuar analizë të librave shkollore, kemi analizuar librat e biologjisë , psikologjisë etj”, ka thënë Shabiu.

Ndërsa, Rron Gjinovci nga BIRN,  tregon raste konkrete të viktimizimeve nga profesorët drejtë studentëve.

“Para pak ditëve është raportuar që një profesorit i është shty avancimi pasi ka pas akuza për disa raste të gjuhës seksiste. Po tregoj është një rast konkret, ku një studente e fakultetit të Mjekësisë e cila tani është viktimë nga një profesor i saj,  i cili për një notë kaluese i ka ofruar studentes ta kaloj një natë me të”, ka thënë Gjinovci.

Jeta Berisha, aktiviste për të drejtat e njeriut, tregon një përjetim të sajin ku ajo u ngacmua seksualisht në Universitetin Publik.

Ajo tha se nuk mori qoftë asnjë përkrahje institucionale ose nga familja e saj, madje ajo thotë se trauma më e madhe ka qenë kur familja e saj ka heqë dorë ta përkrahë atë pas rastit.

Ajo thotë se asnjëherë nuk u ndihmua ligjërisht edhe pasi që kishte kërkuar.

Të ngjashme