Ngjarjet në Afganistan, Latifi thotë se Kosova duhet ta mendojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Ngjarjet në Afganistan, Latifi thotë se Kosova duhet ta mendojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Filozofi Blerim Latifi ka thënë se pas ngjarjeve në Afganistan ka thënë se në Kosovë duhet të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak.

Në një shkrim në Facebook, Latifi ka thënë se Kosova duhet të mendojë idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak për qytetarët e saj.

“Në 20 vitet e fundit në Kosovë janë rritur gjenerata të tëra të cilave u mungon totalisht edhe edukimi ma elementar mbi çështjet e ushtrisë, luftës dhe rreziqet me të cilat mund të përballemi në të ardhmen, ndërsa kulti i luftës çlirimtare ka ardhur vazhdimisht duke u zbehur, shto kësaj edhe propagandën konstante që është bërë kundër UÇK-së dhe sulmet mbi narracionin kombëtarist nga pacifistët kokëbosh që mendojnë se kemi hyrë në paqen e përjetshme. Një popull që beson se po jeton në paqen e përjetshme, në rast të shpërthimit të luftës, nuk di se çfarë të bëj, përveçse të dorëzohet brenda ditës”, ka shkruar ai.

“Presidenti Biden në fjalimin e djeshëm për Afganistanin e tha një gjë që ne duhet të na marrim si paralajmërim: Amerikanët t’i japin armët, por ata nuk do të luftojnë për ty, nëse ti nuk do të luftosh për vendin tënd”, tha ai.

Të ngjashme