Ngjela: Më 1999, veç Majkos të gjithë kundër bombardimit të Beogradit

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 14:53 | Nga

Politikani dhe avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, duke përkujtuar rolin e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton në çlirimin e Kosovës, gjegjësisht në rolin e tij në sulmet e NATO-s në vitin 1999 ka thënë se ai i çliroi shqiptarët nga zgjedha dhe i shpëtoi ata nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se kjo nuk ishte e lehtë për ish-presidentin amerikan.

Kjo pasi që, përveç kundërshtimeve nga disa vende në botë, siç thotë Ngjela, në Tiranë, në vitin 1999, me përjashtim të kryeministrit Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, maxhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

“Sot, ish presidenti amerikan, Bill Klinton, feston 70 vjetorin e ditëlindjes së tij.

Shqiptarët duhet ta festojnë.

Me personalitetin e tij, me autoritetin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me humanizmin, me intelektin e lartë të tij për politikbërje dhe me njohuritë e thella që kishte për kohën e tij, Bill Klintoni, në pranverën e vitit 1999, çliroi shqiptarët nga zgjedha dhe i shpëtoi ata nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman.

Dhe mos mendoni se e ka pasur të lehtë, në një kohë që, në Tiranë, në vitin 1999, me përjashtim të kryeministrit Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, mazhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit.

Në ende nuk ia kemi bërë nderimin historik Bill Klintonit në Shqipëri, sepse ende nuk i kemi larë duart politikisht as me kundërshtarët e luftës së NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Por, sigurisht që do t’i bëjmë…”

ngjela - postimi1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme