Ngriten 195 aktakuza gjatë 24 orëve

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur njëqindenëntëdhjetepesë (195) aktakuza kundër dyqindenjëzetegjashtë (226) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).   

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë  (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë  (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit , me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh,  ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjetë e katër (54) aktakuza kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza kundër dyzetetetë (48) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme