Ngritën 51 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale janë ngritur pesëdhjetenjë (51) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe ka bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër të pandehurit me iniciale B.A dhe subjektit juridik me inicialet “U.F”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) personave. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person me aktvendim të prokurorit të shtetit si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme