Ngritën 59 aktakuza dhe 14 persona ndalohen gjatë 24 orëve

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenëntë (59) aktakuza, kundër shtatëdhjetetetë (78) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dhjetë (10) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, nga Prokuroria Themelore e Pejës janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, të cilat dyshohen të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, të cilat dyshohen të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për dy (2) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme