Ngritën 60 aktakuza e ndalohen 40 persona për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dyzet (40) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dyzetedy (42) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhërarrestit kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë  (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëzetekatër (24) personave të dyshuar dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër tridhjetedy (32) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme