Ngriten 69 aktakuza brenda 24 orëve të fundit

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza, kundër 84 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, transmeton Klan Kosova.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar dhe ka ngritur 38 aktakuza kundër 43 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre persona dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 12 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar pesë persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave të dyshuar, si dhe ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme