Ngritet aktakuzë ndaj një personi për shmangie nga tatimi

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet A.B., për shmangie nga tatimi.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri i lartcekur me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi, nuk i përfshin të ardhurat e tij saktësisht duke iu shmangur tatimit mbi vlerën të shtuar, në vlerë të përgjithshme prej 80,696.50 euro, dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime i pandehuri A.B., ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 3 dhe paragrafin 1 të KPRK-së.

Të ngjashme