Ngritet aktakuzë për dhunim

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.K., për shkak të veprës penale dhunimi, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.K., më 14 nëntor 2019, ka dhunuar një të mitur, të cilën e takon në Rogoqicë të Kamenicës, dhe pasi e kanos se do ta mbysë, me përdorimin e forcës e fut në veturë dhe e dërgon në një motel në Gjilan, ku e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale.

Të ngjashme