Ngrohtorja qytetit ofroi shërbime për mijëra familje e institucione, Szyoung: Do ta mbështesim zgjerimin e projektit

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 12:18 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Reduktimi i humbjeve termike në rrjet dhe përmirësimi i furnizimit me ngrohje për rreth 25 000 familje, shkolla dhe kopshte, disa fakultete dhe ndërtesa të tjera publike, si dhe sektorin tregtar, kanë qenë disa nga rezultatet e projektit “Rehabilitimi i Nxemjes Qëndrore në Prishtinë”, raporton Ekonomia Online.

Në prezantimin e rezultateve të këtij projekti, i pranishëm ka qenë edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szyoung, i cili tha se ky ka qenë një projekt shumë i rëndësishëm.

Ai tha nga projekt përfituan shumë njerëz, ndërsa premtoi se BE-do të përkrahë projektin për zgjerimin e ngrohtores së qytetit.

“Nevoja për një projekt te tillë ka qenë shumë e nevojshme, dhe ku kanë përfituar shumë njerëz, me një projekt nga BE-ja me një shifër prej 6 milionë euro. BE do vazhdojë që gjithmonë të kontribuojë vazhdimisht me ndihma të ndryshme në përmirësimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë, dhe duke zvogëluar energjinë termike, pasi ky projekt ka zëvendësuar 8km te gypave. 17.7 milionë do të shfrytëzohen për zgjerimin e ngrohjes së qytetit”, tha ambasadori Szyoung.

Ndërsa, drejtori i Termokosit, Arsim Fetahu, tha se është i lumtur për prezantimin e rezultateve të këtij projekti dhe bashkëpunimit me BE-në.

Ai tha se falë këtij projekti shumë qytetarëve u është ofruar ngrohje e vazhdueshme, por edhe disa institucioneve që më herët nuk kanë qenë të kyçura.

“Bashkëpunimi i Termokosit me BE, është një ndër projektet më të rëndësishme të energjisë në vend. Ky realizim i suksesshëm ka bërë që të vazhdojë tutje edhe me projekte tjera, ku si rezultat edhe në këtë objekt që jemi furnizohet me ngrohje dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur. Shumë shkolla e shumë institucione tjera janë ndihmuar nga ky projekt, ndër ta Filarmonia, e Teatri qe asnjëherë nuk janë kyçur me ngrohje qendrore, por edhe shume objekte tjera. Që nga fillimet e këtij projekti patëm dhe pandeminë, ku shumë qytetarë që janë mbyllur nuk kanë pasur fare problem me ngrohje”, tha ai.

Ky Projekt synon të kontribuojë në sigurinë e furnizimit me energji duke zvogëluar humbjet e energjisë termike dhe duke rritur pjesën e burimeve të ripërtërishme në prodhimin e energjisë në Kosovë.

Të ngjashme