Ngushëllimet për babanë e kryeministrit Haradinaj

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 09:27 | Nga

Pas vdekjes së babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, zyrtarë të lartë shtetërorë kanë shprehur ngushëllime.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli pas vdekjes së Hilmi Haradinajt ka shkruar se ai dha gjithçka për Kosovën.

“Baca Hilmi dha gjithçka për Kosovën. Ai sot nuk është në mesin tonë, fizikisht, por kujtimi i tij do të jetë i paharruar. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Haradinaj, Gllogjanit dhe tërë Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinaj.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme