Ngushëllimi i rektorit Marjan Dema, Demaçi mbetet frymëzim për breza

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 09:57 | Nga

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema, i ka dërguar familjes së veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare e udhërrëfyesit tonë, Adem Demaçit, një telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes së tij nga jeta, në të cilin thuhet:

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, udhërrëfyesit tonë, Adem Demaçit.

Pa dyshim, vepra e Bacës Adem do të lë gjurmë të përjetshme në shoqërinë shqiptare, ndërkaq emri i tij do të jetë i paharrueshëm dhe çdo herë kuptimplotë, teksa me shekuj do të rikujtohet vepra e tij letrare dhe politike edhe nga studentët dhe stafi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai ishte simboli më unik i rezistencës kombëtare, tek i cili u mishërua atdhedashuria dhe guximi më shumë se tek çdo kush tjetër. Në këto ditë aq të hidhura, me mendje dhe zemër qëndrojmë pranë jush familjarë dhe pranë miqve të tij.

Në emër të studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UP-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

Pushoftë në paqe shpirti i tij!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme