Nikoliq: Në BE po, por nuk e njohim Kosovën

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 09:30 | Nga

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se ai ishte i pari i cili kishte thënë se njohja e Kosovës do të jetë një nga kushtet për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Ai për Radio Televizionin e Serbisë ka deklaruar se vendi i tij do t`i përmbush të gjitha kushtet por jo atë për njohjen e Kosovës.

“BE-ja është një formë e organizimit ku duhet të jemi edhe ne”, theksoi kreu i shtetit serb, duke shtuar se janë të gatshëm t’i plotësojnë të gjitha kushtet, pos njërit.

Sipas tij, asnjë zyrtar evropian pos komisionerit për zgjerim Johannes Hahn nuk ia ka përmendur Serbisë këtë kusht por shtoi se Hahn i kishte thënë se “nuk mund të vazhdojmë nëse nuk bëjmë kontratë të fqinjësisë së mirë me Kosovën dhe pa politikë të përbashkët të jashtme”.

Nikoliq theksoi po ashtu se duhet “menduar edhe rreth asaj sesi do të reagojnë parlamentet në vendet e BE, duke përfshirë Gjermaninë, si shtetet vendimtare, por kjo sipas tij “varet nga ajo sesi mund t’i përmbushim kërkesat dhe të hapim të gjithë kapitujt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme