Nis aktiviteti i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 17:44 | Nga

Fakulteti Media dhe Komunikim, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka filluar me ciklin e ligjëratave tematike, të cilat po mbahen nga profesorë e gazetarë vendorë e ndërkombëtarë.

Në ditën e parë të këtij aktiviteti, për gazetarët e ardhshëm ligjëroi zv. drejtori i përgjithshëm i RTK-së, njëherësh edhe ligjërues në UBT, PhD. Cand, Safet Zejnullahu, i cili trajtoi temën më titull: “Lajmet e rreme në epokën digjitale”, duke u fokusuar në ndryshimet që ka bërë zhvillimi dhe përhapja e internetit, në mënyrën e të ushtruarit të këtij profesioni dhe mbi të gjitha, në përhapjen me shpejtësi të informacioneve, të cilat shpesh janë të paverifikuara e të rreme dhe si të tilla i servohen edhe qytetarëve.

Në ditën e ditë, për studentët e Medias dhe Komunikimit ligjëruan profesori i UBT-së, Sadri Ramabaja, i cili trajtoi temën: “Federata Shqiptare versus Jugosllavisë së re”, pastaj ligjëroi profesoresha e Corvinus University, në Hungari, dr Elisabeth Kardos Kaponyi, me ç’rast foli për temën” “Përgjegjësia për mbrojtjen dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut”, gjatë secilës shpërfaqi informacione mbi klasifikimin e të drejtave të njeriut, për dokumentet e amandamentuara nga shtetet e ndryshme mbi të drejtat e njeriut etj., teksa politologu, prof. dr Belul Beqaj prezantoi dhe shtjelloi temën më titull: “Roli i lidershipit politik në politikën e mediave”.

Gjatë ditëve të ardhshme, akademia e Fakultetit Media dhe Komunikim, krahas ligjëratave tematike dhe punëtorive, pason edhe me aktivitete të tjera, duke qenë bashkorganizator i ngjarjeve kulturore e artistike si: 25 vjetori i “Radio Deutsche Welle”, në gjuhën shqipe, Bienalja e Prizrenit, DokuFest, në Prizren etj.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme