Nis ardhja e mërgimtarëve: Kjo është gjendja momentale e pritjeve dhe kolonave në pikat kufitare të Kosovës

Prishtinë | 16 Kor 2022 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Fillojnë të shfaqen kolonat e gjata të pritjes nëpër pikat kufitare, veçmas ato me Serbinë.

Zakonisht sezoneve të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë, krijohen edhe kolonat nëpër pika të ndryshme kufitare të Kosovës.

Momentalisht pika më e ngarkuar kufitare mbetët ajo te Dheu i Bardhë, kufiri me Serbinë, ku kolona që pret në hyrje për Kosovë është mbi 100 metra, ndërsa për dalje nga Kosova në drejtim të Serbisë, është mbi 10 metra e gjatë.

Kurse pritjet për të hyrë në këtë pikë kufitare janë rreth rreth 30 minuta, ndërsa pritjet për të kaluar në Serbi janë afro 5 minuta.

Gjithashtu e ngarkuar është edhe pika tjetër po ashtu me Serbinë, ajo në Merdare, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë rreth 15 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova duhen aktualisht rreth 40 minuta, kurse kolona e veturave në hyrje është afro 30 metra, ndërsa në dalje mbi 50 metra e gjatë.

E më pak e ngarkuar mbetët pika kufitare tjetër me Serbinë, e cila ndodhet në pjesë veriore të vendit, Jarinje, ku kolonat në hyrje dhe në dalje janë rreth 30 metra, ndërsa pritjet procedurale janë rreth 10 deri në 30 minuta.

Në pikat tjera kufitare me vendet tjera situate mbetët e njëjtë, ku trafiku zhvillohet normalisht.

Të ngjashme