Nis autopsia e Astrit Deharit, nën mbikëqyrjen e ekspertëve të pavarur

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 15:47 | Nga

Ka nisur autopsia e Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ajo pritet që të zgjasë rreth dy orë ku tre specialistë vendor nën mbikëqyrjen e ekspertëve të pavarur të thirrur nga familja janë duke bërë obduksionin e trupit.

“Me kërkesën e familjes është lejuar sjellja e ekspertëve të pavarur të jenë në cilësinë e vëzhguesve. Ekipi i mjekësisë ligjore është i përbërë nga tre specialistë të mjekësisë ligjore. Nga jashtë është sjellë një ekspert i mjekësisë ligjore, zotëri Besim Ymaj. Një patolog nga Anglia, Besim Latifaj dhe një mjeke nga Lëvizja Vetëvendosje, Hatixhe Latifi Popovci”, ka thënë Arsim Gërxhaliu.

Ai ka shpjeguar se prezentë kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë relevantë dhe janë prezantuar të gjitha dokumentet të cilat i kanë poseduar rreth këtij rasti deri më tani.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme