Nis “Java e Frankofonisë”, Kosova krenohet me statusin që ka në këtë organizatë

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 12:09 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar shënimi i “Javës së Frankofonisë” në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, u përmenden sukseset e Kosovës, që u përcollën me anëtarësimin e vendit në këtë organizatë frënge.

Albert Prenkaj, drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tha se Kosova mirëpret “Javën e Frankofonisë”. Sipas Prenkajt, vendi krenohet me statusin që ka pranë kësaj organizate.

“Kosova mirëpret “Javën e Frankofonisë”, kjo nuk do të mund të ishte arritur pa mbështetjen tuaj të fuqishme. Anëtarësimi në Agjensionin e Frankofonis në vitin 2017, hapja e Frankofonisë në 2018, hapja e shkollës franceze, janë suksese të mëdha  që Kosova ka. Kosova krenohet me statusin pran organizatës së Frankofonisë. Një punë e mirë është dukë u bërë sensibilizimin e të rinjve  për mësim e gjuhës frënge. Mësimi i gjuhëve të huaj është një mundësi e mirë, është mësim i ndryshëm kulturor. Gjuha frënge nuk është vetëm e bukur është edhe një mundësi e mirë”, tha Prenkaj.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabertt, u shpreh i kënaqur që Kosovë zë vend në organizatën e Frankofonisë. Sipas tij, të bashkuar tregojnë për kulturën franceze në Kosovë.

“Dua ti them se është nderë të jem në hapjen e Frankokonisë. Këto takime organizohen me partneret tanë prej një kohë të gjatë në bashkëpunim me ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës, ambasada. Të bashkuar të gjithë drejtë Frankofonisë jemi krenar të u prezantojmë program të pasur qe ka te bëjë më kulturën franceze dhe Frankofoninë në përgjithësi. Kosova ka ndryshuar status që nga viti kaluar është plotësisht normale që për neve Kosova si shtet i pavarur duhet të jetë anëtar i Frankofonisë. Do të këtë poezi franceze rreth një teme rreth bukurisë. Ky vit  shënohet me një ngjarje të veçantë që do të nderojë javët e Frankofonisë. Hapja e një ekspozite franceze do të jetë risi për historinë e Kosovës”, tha Chabertt.

Pjesëmarrjen e Kosovës në Frankofoni edhe përshëndeti edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.

“Në peizazhin e marrëdhënie ndërkombëtare është kënaqësi që Kosova është pjesëmarrëse”, u shpreh Lebet.

Burbuqe Bakija – Deva nga Ministria e Kultures, pohoi se përmes programit të kësaj ministrie, promovohen aktivitetet për më shumë qasje të të rinjve dhe qytetarëve.

“Përmes këtij programi që na keni ofruar besoj që është mjaftueshëm që të gjithë ne të promovojmë më shumë këtë aktivitet për më shumë qasje të të rinjve dhe qytetarëve sepse ky program është shumë i pasur. Ministria e kulturës e përkrahë këtë aktivitet që kultura”, tha Bakija Deva.

Shefi i Zyrës belge në Kosovë, Jean-Louis Servais, tha se ka shumë vlera ndërmjet anëtarëve të Frankofonisë.

“Fakti që konferenca për hapjen e Frankofonisë tregon rëndësi e pjesëmarrjes së Kosovës. Ka shumë vlera kulturore të llojllojshme. Sigurisht sa i përket autoriteteve  institucionale që marrin pjesë dhe i përkrahin Ministria e Punë te Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, tha Servais, raporton Ekonomia Online.

“Java e Frankofonisë” në Kosovë e cila mbahet prej 5 deri më 31 mars , është organizuar nga ambasada e Francës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës, si dhe përfaqësitë diplomatike

Të ngjashme