Nis konferenca për FSK-në, konfirmohet gatishmëria për transformim në Ushtri

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 10:09 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke mbajtur konferencën e gjashtë me radhë “FSK dhe Partnerët”, ku po marrin pjesë atashetë ushtarakë të vendeve partnere si nga SHBA, Britania e Madhe, Shqipëria, Belgjika, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, etj, atashetë e FSK-së si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare vendore.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka thëne se qëllimi i kësaj konference është intensifikimi i bashkëpunimit në mes partnerëve, në mënyrë që të sigurojnë mbështetjen e vazhdueshme, raporton Ekonomia Online.

“FSK-ja ka objektiv primar intensifikimin e bashkëpunimit. Me qëllimin të koordinimit të punës ne po organizojmë takime që ndikojnë në forcimin e këtij bashkëpunimi”, ka thënë ai.

Sipas tij FSK-ja po vazhdon të përmbush mandatin e saj kushtetues.

Ai ka thënë se duke qenë në pritje të vendimit politik për FSK-në, janë duke punuar në këtë dhe janë të gatshëm kurdo që merret vendimi politik t’i kryejnë obligimet e tyre.

Kurse komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se kjo forcë ka shënuar arritje të mëdha dhe kjo falë bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë mekanizmat relevantë.

“Jemi shumë të kënaqur me të arriturat dhe qëllimi është të rrisim bashkëpunimin me partnerët. FSK është institucioni më i besueshëm dhe më i respektueshëm në vend dhe kjo falë bashkëpunimit tuaj”, ka thëne ai.

Ndërsa duke folur për procesin në të cilën është duke kaluar FSK-ja sa i përket transformimit të saj, ai ka thënë se i kanë hartuar të gjitha planet.

“I kemi hartuar të gjitha planet dhe ne jemi të gatshëm që t’i realizojmë këto plane kurdo që merret vendimi politik”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se synimi jonë është që të jemi pjesë e NATO-s.

Po ashtu qëllimi kryesor i kësaj konferencë është që të paraqiten kërkesat dhe nevojat e tyre.

Ndërsa komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo  tha se NATO ka një interes të përgjithshëm për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë Evropës.

“KFOR-i do të luan rolin e tij për të siguruar lëvizje të lirë të të gjithë njerëzve në Kosovë , prandaj FSK mbetet një partner i rëndësishëm në pajtueshmëri me kërkesat e NATO-s dhe vendimet e NATO-s.

Të ngjashme