Marshohet për Astrit Deharin me moton “Një popull për drejtësi”

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 12:13 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka nisur marshi për Astrit Deharin në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë me moton “Një popull për drejtësi”, raporton Ekonomia Online.

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Prishtinë për t’u bërë pjesë e këtij marshi.

Të pranishëm në këtë marsh janë edhe figura të shumta politike nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Bashkë me familjen Dehari, kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti është rreshtuar edhe kryetari e Aleancës për Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Zijadin Sela.

Në këtë tubim po marrin pjesë edhe ish-bashkëpartiakët e Astritit, Shpend Ahmeti, Visa Ymeri dhe anëtarë të tjerë nga PSD-ja.

Marshi do të vazhdoj deri te Prokuroria Speciale.

Sot bëhen tri vjet kur Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta deri më sot.

Të ngjashme