Trupi i Astrit Deharit vendoset para Teatrit për homazhe

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Qindra persona po bëjnë homazhe para trupit të Astrit Deharit, aktivistit të Vetëvendosjes, i cili vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në Burgun e Prizrenit.

Arkivoli me trupin e 26-vjeçarit është vendosur para Tetarit Kombëtar në Prishtinë.

Prindërit e Astritit të ndjerë janë duke qëndruar para arkivolit të birit të tyre ku po i presin qytetarët për homazhe, raporton Ekonomia Online.

Atyre iu janë bashkuar qindra qytetarë e studentë, të cilët kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, të organizuar nga Organizatat Studentore dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nga ora 14:00 në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Të ngjashme