Nis marshi “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 13:48 | Nga

Me moton “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Mitrovicë, kundër dhunës dhe vrasjeve.

Në protestë po marrin pjesë shoqëria civile, studentë, nxënës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe familjarë të viktimës.

Marshi mbahet pas vrasjes së 23-vjeçarit, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa ishte duke punuar.

I ndjeri është varrosur dje dhe për ndër të tij, në ora 16:00, kur i është dhënë lamtumira, janë mbyllur të gjitha kafiteritë në Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme